Aktuale

Nën presionin e votave, kundër Demarkacionit

Pos deputetëve të opozitës janë edhe ata të koalicionit PDK – LDK të cilët vijnë nga ky rajon dhe të cilët po e kundërshtojnë kalimin e Demarkacionit. Analistët politikë në vend, deputetët nga rajoni i Pejës janë nën presion për këtë çështje për shkak të elektoratit

Shumica e deputetëve të rajonit të Dukagjinit kanë dalë kundër Demarkacionit, ndërkohë që edhe ata të cilët nuk shprehin qëndrim japin sinjale të jenë po ashtu kundër. Analistët besojnë se këta deputetë e kanë frikën e humbjes së votave në atë rajon nëse votojnë pro Demarkacionit.

Pos deputetëve të opozitës janë edhe ata të koalicionit PDK – LDK të cilët vijnë nga ky rajon dhe të cilët po kundërshtojnë kalimin e Demarkacionit. Analistët politikë në vend, deputetët nga rajoni i Pejës janë nën presion për këtë çështje si për shkak të elektoratit që e kanë në atë zonë, ashtu edhe për shkak të lidhjeve emocionale që mund të kenë me atë territor.

Ata thonë se aktualisht duket se koalicioni nuk i ka të sigurta 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Demarkacionit, megjithatë, sipas tyre, nuk do të ishte befasi nëse më 1 shtator do të arrijnë t’i sigurojnë ato vota pasi, sipas tyre, PDK-ja dhe LDK-ja do ta shtojë presionin tek deputetët.