Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i cili nën ndikimin e alkoolit ka kërcënuar vajzën e tij të mitur.
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në fshatin Zhegër të Gjilanit ka arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare ka kërcënuar me thikë vajzën e tij, shkruan lajmi.net.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe pas matjeve të testit të alkoolit, rezultatet kishin dalë se trupi i tij përmbante 2.8 promil alkool.
Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/