Aktuale

Nën kërcënimin e thikës ia grabisin telefonin

Një person ka raportuar në Polici, se një i dyshuar nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur telefonin celular .

Viktima sipas PK-së, ka pësuar lëndime të lehta trupore edhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari gjendet në arrati.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bellopoj të Pejës, mëngjesin e djeshëm./KosovaPress/