Aktuale

Nën kërcënimin e thikës grabiti para, kapet 24 vjeçari

Është arrestuar një person me inicialet L.B është arrestuar si i dyshuar për vepër penale të grabitjes.

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

“Operacioni i fundit është realizuar dje nga njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, me ç’ rast  është arrestuar një person i dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhur 09.12.2016 rreth orës 21:30, në Prishtinë”, njofton policia.

Rasti ka ndodhur, në një dyqan ku personi i dyshuar nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), ka arritur që të grabis para të gatshme nga punëtorët e dyqanit.

 

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një  varg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë  rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

·        L. B,  mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e banesës së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar :

Ø  disa qese me substanca narkotike, (dyshohet marihuanë)

Ø  një sprej Protect,

Ø  një këllëf i armës Glock ,

Ø   një boks i hekurt ,

Ø   dy telefona celular,

Ø  dy kaçavida,

Ø  tre çelësa,

Ø  dy USB si dhe gjëra të tjera si prova materiale për dokumentimin e veprave që dyshohet të jenë kryer nga ky person.

Personi i  arrestuar me rekomandimin e Prokurorit të shtetit,  është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Përveç grabitjes ai ngarkohet edhe me veprën Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po i njëjti person mund të jetë i përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë(grabitje).