Drejtori i Policisë për Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi në një pronocim për GazetaBlic ka bërë të ditur se javën e kaluar kanë marrë një njoftim me shkrim se 15 nga zyrtarët policor të njësitit të trafikut nga jugu duhet të paraqiten në Inspektoratin Policor të Kosovës.
Thaçi duke mos dhënë shumë detaje, ka bërë të ditur se është IPK në bashkëpunim me prokurorin që kanë nisur hetimet në lidhje me këtë rast.
Numri në total i zyrtarëve policor që janë të përfshirë në këto hetime është 36,ku 21 është numri i zyrtarëvë nga veriu, kurse 15 të tjerë nga jugu i Mitrovicës./GazetaBlic.com/
Tags:Nehat Thaçi