Aktuale

Në Zubin Potok, serbi sulmon policin

Një polic dje është sulmuar në Zubin Potok.
Në Zubin Potok, dje në ora 15:00, një qytetar serb ka sulmuar një polic, shkruan lajmi.net.

Policia njofton se deri te ky sulm ka ardhur kur i dyshuari në shenjë revolte për konfiskimin e drurëve ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor të komunitetit serb, i cili ishte në kryerje të detyrës.

I dyshuari nga zyrtarë e tjerë policorë është vënë nën kontroll.

Nuk raportohet për të lënduar as të arrestuar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon procedurë të rregullt. /Lajmi.net/