Dje, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, një person i cili ishte duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Gazeta Express.
Si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima, vetë drejtuesi dhe dy pasagjere femra K/Shqiptare, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.