Aktuale

Në Vlorë vritet drejtori i OSHEE-së dhe pronari i një televizioni

Një atentat me armë zjarri është kryer pasditen e kësaj të mërkure në Sheshin e Flamurit, në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se njëri nga viktimat është drejtori i degës lokale të OSHEE-së, Roland Saliu, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë, personi tjetër rezulton shtetasi Everest Hyseni, pronar i një televizioni lokal, i cili ka ndërruar jetë pak momente më vonë në spital.

Nga burimet mësohet se Saliu dhe Hyseni ndodheshin të ulur në një lokal, kur papritur janë përshkuar nga breshëria e plumbave, rreth orës 19:40.