Gati dy orë pasi që ka ndodhur sulmi në drejtim të Kuvendit të Kosovës, në vendin e ngjarjes janë parë të kenë arritur edhe ekspertët e forenzikës, për të hetuar detajet, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi ka qenë i drejtuar drejt ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, por nuk kanë qenë në gjendje që të tregojnë se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.
Ndërkohë një motoçikletë e djegur është gjetur në afërsi të Taukbahçes, e për të cilën Policia e Kosovës dyshon se mund të ketë shërbyer për të kryer sulmin. As kjo, tash për tash nuk ka mundur të konfirmohet zyrtarisht.
Gjithashtu se policia është vënë në kërkim të të dyshuarve.