Aktuale

Në vendgrumbullimin e mbeturinave gjendet i vdekur një 17 vjeçar

Në Tiranë është gjetur i vdekur një 17 vjeçar, në një vendgrumbullim të mbeturinave.

Sipas Policisë, viktima ka dëmtime në fytyrë, por akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes, transmeton KosovaPress.

Nga hetimet paraprake, rezulton se  i riu i kishte duart të veshur  dorëza dhe në trup ishte i mbuluar me një mushama, të njëjta me të  punonjësve që mbledhin mbeturinat në terren.

Trupi i viktimës është transportuar për në morg, ku po kryhet autopsia nga ekspertët mjeko-ligjor.

Trupin e viktimës e kishte gjetur rastësisht një punëtor.