Kjo supë shëruese shëron gripin, ftohjen, pezmatimin e veshëve dhe shumë probleme të tjera shëndetësore. Në vend se trupin ta shkatërroni me antibiotikë, provoni që së pari të shëroheni me këtë supë shëruese. Në fakt, supa nga hudhra, qepa e kuqe dhe trumza, lehtë mposhtë shumicën e viruseve, ftohjet, gripin dhe problemet e tjera të shkaktuara me rënien e sistemit imun.
Të gjithë ata që i kthehen natyrës, do ta njohin fuqinë e supës, e do të duhej ta provojnë të gjithë ata të cilët përmes antibiotikëve më shumë i kanë bërë dëm trupit se sa dobi.
Hudhra njihet për efektin se nuk i lë të ndikojnë mutacionet, ndryshimet dhe viruset e reja, por me lehtësi i lufton ata. Kjo ndodh pasi që përmban alibinë, për të cilën është vërtetuar se ul kolesterolin dhe shtypjen e gjakut dhe parandalon bllokimin e enëve të gjakut.
Një hulumtim në Uashington ka pohuar se hudhra është 100 herë më e fuqishme se sa dy antibiotikët më të fortë në luftë kundër baktereve.