Nesër me datë 16.11.2016 në ora 19:00 në Teatrin e AAB-së “Faruk Begolli” jepet shfaqja mysafire nga Tirana -stand up comedy me titull “Plako t’mbajt e jotja” nga aktori Gent Hazizi.
Gent Hazizi vjen në Prishtinë me një stand up comedy me titull “Plako t’mbajt e jotja” që në zhargonin e Tiranës do të thotë që ki besim vetëm tek vetja jote e jo tek të tjerët! Situata plot me humor.
Kjo shfaqje është dhëne 40 herë në Shqipëri dhe tani vjen dhe në Prishtine e Gjakovë për të vazhduar në Gjilan, Pejë dhe Prizren.
Humori në këtë shfaqje vjen nga jeta e përditshme duke bërë që çdokush ëe shohë veten.
Biletat për shfaqjen mysafire “Plako t’mbajt e jotja” nga Tirana në Teatrin AAB-së ” Faruk Begolli” janë në shitje nga sot, çdo ditë pune: 9:00 – 17:00 në biletoren e AAB-së. Çmimi i biletës për repriza është 3€ (1€ për kategoritë si studentë, pensionistë, veteranë etj.)
Për të rezervuar biletat mund të thirrni në 045/100742
(Rezervimi i biletave vlen deri në orën 16:00 të ditës së shfaqjes)