Në sulmet ajrore ruse në Siri gjatë muajit të kaluar kanë humbur jetën 27 civilë, përfshirë edhe tetë fëmijë dhe tri gra, që është numri më i vogël qëkur Moska ka nisur kampanjën e sulmeve ajrore në Siri, njoftoi të martën Observatoriumi sirian për të drejtat e njeriut.
Observatoriumi pohon se në sulmet ajrore janë vrarë më shumë se 12.000 njerëz, përfshirë 5.000 civilë, gjë të cilën Moska e mohon, duke theksuar se qëllim i saj është sulmi ndaj grupeve terroriste, transmeton AFP.