Hetues policorë të sektorit kundër narkotikëve nga Prizreni të mbështetur edhe nga njësi tjera policore kanë kryer një bastisje në shtëpi dhe prona të një të dyshuari me mbiemër Kodra në Leshan të Suharekës në kërkim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe çrrënjosur 80 bimë 2-3 metra të gjata që dyshohet të jenë kanabis sativa. Po ashtu është sekuestruar edhe një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62mm me një fishekë.
Lidhur me këtë rast është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.