Aktuale

Në Stuttgart protestohet për lirimin e Haradinajt

Nesër në Stuttgart të Gjermanisë, bashkatdhetarët do të protestojnë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Protesta fillon në ora 13:00 në “70173 SCHLOSSPLATZ”.

Dje drejtësia franceze e ka liruar me kusht Hardinajn, por lideri AAK-së do të detyrohet të qëndrojë në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e tij, transmeton KosovaPress.