Aktuale

Në Spitalin e Vushtrrisë po trajtohen 14 pacientë me koronavirus

Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 16 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me koronavirus.

Siç njofton Spitali “Sheikh Zayed” asnjë pacientë nuk është i intubuar. 1 pacient është me PCAP ndërsa 2 me oksigjenoterapi. 2 prej tyre nuk janë konfirmuar ende me COVID-19.

Spitali njofton gjithashtu se 1 infermiere dhe një person tjetër, që është staf mjekësor, kanë dalë pozitiv me COVID-19.

Përditësimi i të dhënave;Përditësimi i të dhënave për COVID – 19, nga Spitali “Sheikh Zayed” Vushtrri Data:…

Posted by Spitali "Sheikh Zayed" Vushtrri on E mërkurë, 9 Shtator 2020