Aktuale

Në Spitalin e Pejës 15 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 55 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre katër pacientë janë në respirator, 41 në oksigjeno-terapi dhe nga këta 15 në gjendje më të rëndë.

Siç njofton Spitali, gjatë vikendit 546 pacientë kanë marrë trajtim shëndetësorë emergjent, ndërsa prej tyre 38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejmë.

Njoftimi i plotë:

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 55 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 4 janë në Respirator, 41 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 546 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

7 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
416 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,425 analiza, ndërsa janë kryer 10 Operacione. /Lajmi.net/ 

the authorGazetaKNN