Gjatë ditës së sotme në qytetin e Skenderajt është mbajtur “Marshi paqësor Kundër dhunës”, i cili u organizua në mbështetje të shkrimtarit Azem Deliu.
Qendra Rinore e këtij qyteti ka bërë thirrje që dhuna të mos jetë pjesë e veprimeve në shoqërinë kosovare. Kjo qendër, i ka ftuar organet e hetuesisë që të merren me këtë rast.
“Lusim organet përgjegjëse që rastet e dhunës, qofshin ato fizike apo psikike të trajtohen me prioritet, pasi qe munde te vije deri tek zhvillimet tjera te dhunës. – Nuk është pa tjetër qe një marsh ose proteste të mbahet në Prishtinë për tija dedikuar tërë Kosovës, por nga Skenderaj duke dërguar një mesazh për tërë Kosovën se dhuna është e pa pranueshme”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.
Komunikata e plotë
Ka përfunduar “Marshi paqësor Kundër Dhunës” organizuar nga Qendra Rinore në bashkëpunim edhe më OJQ-të tjera nga Skenderaj. E drejta për të marshuar ose protestuar siç dihet janë të drejta të garantuar me ligj. Një marsh si ky qe ndodhi sot në Skenderaj, është si reagim ndaj dhunës nga kushdo qe e ushtron atë në Kosovë.
Nuk jemi kundër dikujt dhe nuk jemi ne mbrojtje të askujt tjetër qoftë individ apo grupacion qe bënë shkeljen e ligjit, por jemi çdo herë zë i fuqishëm i fjalës se lirë dhe përkrahës i tyre. Duke e përcjellur me shqetësim rrjedhën zhvillimeve të fundit të ushtrimit të dhunës ne si Qendër Rinore dhe OJQ –të sot marshuam në mënyrë të qetë duke kërkuar nga kushdo qe ushtrojnë dhunë, se ne nuk e përkrahim atë.
1. Bëjmë thirrje që dhuna të mos jetë pjesë e veprimit brenda shoqërisë sonë, qofshin ato veprime politike, sociale apo edhe fetare. Gjuha është forma e vetme e zgjidhës së problemeve. Ju lutemi shfrytëzojeni komunikimin konstruktiv pa thumbuar askënd, duke respektuar mendimin e tjetrit.
2. Lusim organet përgjegjëse qe rastet e dhunës, qofshin ato fizike apo psikike te trajtohen me prioritet, pasi qe munde te vije deri tek zhvillimet tjera te dhunës. – Nuk është pa tjetër qe një marsh ose proteste të mbahet në Prishtinë për tija dedikuar tërë Kosovës, por nga Skenderaj duke dërguar një mesazh për tërë Kosovën se dhuna është e papranueshme.
Falënderojmë të rinjtë dhe qytetaret qe ju bashkuan këtij marshi paqësor.