Rajon & Botë

Në shumë qytete amerikane mbahet “Marsh për Trump”

Mbështetësit e Presidentit amerikan, Donald Trump, janë mbledhur sot në Kullën Trump në Nju Jork, në Uashington Monument dhe disa qytete të tjera. Manifestimi i tyre është quajtur “Marsh për Trump”.

Pjesëmarrësit e marshit duan që me këto tubime të demonstrojnë unitetin e tyre dhe të shprehin revoltën siç thanë kundër atyre që janë duke u përpjekur për të sabotuar vizionin e vendit, raporton AP./KosovaPress/