Aktuale

Në shtator procedohet Ligji për Prishtinë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që ligjin për Prishtinën ta procedojë për në Kuvend në muajin shtator, njofton Klan Kosova.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Ai ka prezentuar edhe ndryshim-plotësimin e programit legjislativ të vitit 2016 për Qeverinë e Kosovë.