Aktuale

Në Shqipëri janë regjistruar 640 vatra zjarri

Shqipëria renditet në vendet që ka regjistruar një numër të lartë të vatrave të zjarreve.

Shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi sot se në tre muaj janë regjistruar rreth 640 vatra zjarri, të cilat kanë shkrumbuar qindra hektarë.

“Gjithsej janë mbi 640 vatra zjarri në të gjithë territorin e Shqipërisë, që nga zjarri i parë i shfaqur në fund të muajit maj. 160 prej të cilave kanë kërkuar ndërhyrjen nga strukturat shtetërore pasi pjesa më e madhe janë realizuar nga strukturat vendore të shërbimit zjarrfikës”, tha ai duke iu përgjigjur interesit të mediave pas takimi të zhvilluar në Prefekturën e Tiranës me drejtuesit e zjarrfikësve dhe pushtetit lokal.

Më shqetësuese ka qenë situata pranë tunelit të Krrabës në rrugën Tiranë -Elbasan, në Malin e Derjes në Dajt, në fshatin Maknor-Pezë, në parkun kombëtar të Bogovës./KosovaPress/