Rajon & Botë

Në shpërthimin në Bogota lëndohen 31 persona

Në një shpërthim në kryeqytetin kolumbian Bogota janë lënduar 31 persona, nga të cilët shumica kanë qenë policë të cilët ishin përgatitur ta monitorojnë protestën kundër luftës me dema, bëhet e ditur nga kabineti i prefektit të qytetit, transmeton Reuters.

Kabineti i prefektit të Bogotas në llogarinë Twitter bën të ditur se dy persona janë të lënduar rëndë.