Policia në Rahovec ka arrestuar një të dyshuar pasi ka dëmtuar një pastiqeri, pronë e një gruaje
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rahovec, ku i dyshuari në shenjë revolte për disa para, ka thyer xhamat e tavolinave, një kompjuter si dhe ka dëmtuar vitrinat e lokalit.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Express/