Aktuale

Në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë do të punohet edhe gjatë natës

Rruga e cila gjendet në zonën industriale Prishtinë- Fushë Kosovë do të zgjerohet edhe për një korsi, ku do të përfshihet edhe shtegu i biciklistëve.

Ndërsa punëtorët të cilët janë duke punuar në rikonstruimin e rrugës gjenden aty edhe në orët e vona të natës.

Ka 10 ditë që kompania që po e kryen punën ka caktuar edhe turnin e dytë për punëtorët e vet që punojnë nga ora 17:00 deri në 24:00.

Për më tepër menaxheri i këtij projekti, Fatmir Fejzullahu, ka deklaruar që puna gjatë natës është më efikase.

Afati për përfundimin e punëve është 200 ditë./Klan Kosova/