Aktuale

Në Rahovec 12-vjeçari var veten në litar

Gjatë ditës së martë rreth orës 16:00 në fshatin Polluzhë të Rahovecit një 12-vjeçar është gjetur i varur.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj.

“Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00. Viktima ka qenë një 12 vjeç, të cilin familjarët e kanë gjetur të varur. Ata ia kanë këputur konopin. E kanë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, por aty është konstatuar se ai ka ndërruar jetë”, ka thënë Podrimaj-Beqiraj.

Ajo tha se trupi i pajetë i 12-vjeçarit i është kthyer familjarëve për ceremoninë e varrimit.
Policia pohon se nuk dihen motivet e vetëvrasjes së të riut. /GazetaExpress/