Aktuale

Në QKUK ndalen operacionet “jourgjente”, pas rasteve të vdekjeve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se që nga dita e enjte janë pezulluar përkohësisht operacionet e planifikuara, jo urgjente.

“Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë duke u kryer në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion”, thuhet në njoftimin e dërguar medieve.

Njoftimi i plotë i QKUK-së:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin publik se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë.Ndërkohë, nga dita e enjte, përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.

Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion. Nga dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste të vdekjeve ndodhura pas operacionit.

Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi.QKUK, kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente.