Arsim & Kulturë

Në provim pa telefona (Foto)

Asnjë student që ka hyrë në provim nuk është lejuar të ketë në pronësi telefonin derisa nuk përfundon procesi i testimit. Kështu ka ndodhur edhe në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Secili student para se të hyjë në provim e ka dorëzuar telefonin në tavolinën e parë të sallës. Në telefon i është vendosur një letër në të cilën e ka shkruar emrin në mënyrë që t’i ruhet telefoni.

Kjo është mënyra që është përzgjedhur për të mos lejuar përdorimin e telefonave gjatë procesit të provimit pranues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Edhe sot është duke vazhduar provimi pranues në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës derisa një ditë më parë ka përfunduar provimi në disa drejtime tjera.