Ekipet e gazetarëve në Maqedoni vazhdojnë që të sulmohen në protestat kundër gjuhës shqipe të shoqatës ”Për Maqedoni të përbashkët”.
Vetëm për pak ditë, për së dyti herë janë sulmuar gazetarët e TV24. Kameramani dhe gazetari i këtij televizioni janë shtyrë qëllimisht dhe tërhequr deri sa e kryenin detyrën e tyre profesionale.
Gazetari Hristijan Banevski bën të ditur se njëri nga organizatorët, Boris Damovski, me sarkazëm e ka paralajmëruar që të largohet që të mos lëndohet. Gazetarët e TV24 u sulmuan verbalisht dhe fizikisht edhe javën e kaluar.Përndryshe, në fillim të protestave, ekipi i A1on u sulmua nga protestuesit e kësaj shoqate. Ndaj një personi të dyshimtë është ngritur padi penale.