Aktuale

Në Prizren që katër ditë është zhdukur një vajzë e mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se që nga data 01.11.2016, një vajzë e mitur në Prizren është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Prizren 04.11.2016 – 11:10. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se nga data 01.11.2016 vajza e tij viktima femër K-Shqiptare e moshës së mitur është largua nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Express