Aktuale

Në Prizren gjendet një kartëmonedhë e falsifikuar

Policia e Kosovës njoftoi të martën se një person i kombësisë turke ka raportuar se nga e dyshuara femër e kombësisë shqiptare ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur dje në ora 12.40, në rr. “Adem Jashari” në Prizren.

Rasti është duke u hetuar nga ana e policisë.