Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka njoftuar se sot në Prizren ka zhvilluar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R. K. Viti i lindjes (1973) shqiptar/kosovar
“I dyshuari, i lartëcekur (R.K), është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Trafikim me Njerëz” nga neni 171 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pas realizimit të procedurave të intervistimit, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore – Departamenti për krime të rënda në Prizren, dhe me vendim te tij i dyshuari ndalohet për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën për media të Policisë.