Aktuale

Në Prishtinë konfiskohen kartëmonedha false

400 euro të ndara në kartëmonedha prej 50 eurosh të falsifikuara, dyshohet të jenë zbuluar gjatë një deponimi në një prej bankave në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas ankuesit, punëtor i një banke në kryeqytet, raportohet se një person i dyshuar mashkull ka deponuar në filialet e një banke tetë kartëmonedha nga 50 euro, të cilat ka dyshime se janë të falsifikuara. /KosovaPress/