Aktuale

Në presidencë nis takimi Osmani-Hoti

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka nisur takimin me kryeministrin Avdullah Hotin

Takimi po zhvillohet në presidencë.

Ky takim është ftuar nga vetë Vjosa Osmani.

Ky takim vjen pas “tërmetit” politik që ka shkaktuar Tribunali Special me arrestimet e fundit.

Pas konfirmimit të aktakuzës, Kosova ka mbetur pa president të vendit, pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Vjosa Osmani mund të qëndrojë si u.d. e presidentit për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet një president i ri në seancë të Kuvendit.

Nëse as pas këtij afati nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.