Rajon & Botë

Në përleshjet e trupave filipinase dhe komunistëve, 12 të vrarë

Autoritetet në Filipine njoftuan të premten se në përleshjet e trupave filipinase dhe kryengritësve komunistë në pjesën lindore të Manilës janë vrarë 10 guerilë dhe dy ushtarë, derisa dy ushtarë tjerë janë plagosur.

Sipas autoriteteve në Manila, deri te përleshjet ka ardhur vetëm një ditë para vazhdimit të bisedimeve paqësore për përfundimin e kryengritjes, transmeton AP.