Arsim & Kulturë

Në Panairin e 20-të Librit mori pjesë edhe “The British School of Kosova”

Panairit i 20-të i Librit në Prishtinë, i cili u mbajt prej datës 5 dhe zgjati deri më datë 10 qershor, solli një numër të madh të vizitorëve si dhe promovime të librave të ndryshëm.

Në edicionin e sivjetmë, në këtë panair ka marrë pjesë për herë të parë edhe shkolla “The British School of Kosova” me dy tituj librash, autore të të cilave janë dy nxënëse të kësaj shkolle.

Nxënësja e shkollës së mesme në “The British School of Kosova”, Rina Kuqi, autore e “Vite larg shtëpisë”, u shpreh mjaft e lumtur për pjesëmarrjen e saj në këtë panair.

“U ndjeva e nderuar që shkolla me zgjodhi për ta përfaqësuar në panairin e librit me librin tim “Vite larg shtëpisë “. Gjithashtu u ndjeva e lumtur që puna ime u vlerësuar nga shkolla”, u shpreh Rina.

Ndërsa, Leonita Muja, autore e librit “Nostalgji për kuptimet plot dashuri” tha se anairi i Librit ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për të, pasi që ka qenë hera e parë që ka marrë pjesë në nje event të tillë.

“Libri ka qenë mjaft i pëlqyer nga pjesëmarrësit, kisha dashtë me falenderu shkollën “The British School of Kosova” dhe kujdestaren time që e bëri të mundur paraqitjen e librit në panairin e Librit”, u shpreh Leonita.