Aktuale

Në orën 21:00 Vuciq i drejtohet Serbisë për zhvillimet në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq do t’i drejtohet qytetarëve në orën 21:00 lidhur me zhvillimet e sotme në Kosovë.

Gjatë ditës, policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës.

Për këtë, Vuciq ka zhvilluar një takim edhe me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini.