Rajon & Botë

“Ne nuk jemi neonazistë, ne duam ta bëjmë vendin të jetueshëm”

Mesnata e kaluar në një pyll të mbuluar me borë pranë Kievit, katër burra të veshur me të zeza me shkopinj dëgjohet zhurma e zinxhirëve që i përkasin ilegalëve. “Policia në vendin tonë është jo-efektive, e korruptuar ose e dehur,” tha Zhenya, njëri prej grupit ilegal. “Kjo është arsyeja pse ne duhet të merremi me këtë problem.”

Ata janë anëtarë të milicisë nacionale, një organizatë ultranacionaliste e lidhur ngushtë me lëvizjen Azov të Ukrainës, një grup i ekstremit të djathtë e cila ka hapur dyert për pranimin e pjesëtarëve neo-nazistë.

“Nuk ka asgjë të gabuar me socializmin kombëtar si një ide politike,” thotë Alexei, një anëtar i milicisë.

Përveç transportimit të trupave në mënyrë ilegale, milicia nacionale thotë se do të luftojë krimet, drogën dhe alkoolin. “Ka shumë prej nesh. Ne nuk kemi frikë të përdorim forcën për të vendosur një rend në Ukrainë,” thuhej në deklaratën e tyre, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Grupi shtoi se të gjithë anëtarët janë vullnetarë, dhe se shpenzimet mbulohen nga bizneset dhe individët që i pëlqejnë aktivitetet e tyre.

Në kuadër të këtij grupi bëjnë pjesë veteranë të Ukrainës që kanë luftuar kundër separatistëve rusë, si ish-futbollistë dhe huliganë që ishin pjesëmarrës të revolucionit ukrainas gjatë viteve 2013-2014./Periskopi/