Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar për gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në vend.
Gjatë një ditë të plotë në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente, 15 me të lënduar, 20 aksidente pa të lënduar por vetëm me dëme materiale, ndërsa me fatalitet nuk ka pasur, transmeton lajmi.net.
Janë shqiptuar 1114 tiketa trafiku për gjithë ata që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Policia tregon se janë arrestuar 40 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe 8 në vuajtje të dënimit. /Lajmi.net/