Disa lopë në fshatin Bare në komunën e Mitrovicës, u diagnostifikuan me sëmundjen e lëkurës gungore.
Këto raste janë konfirmuar edhe nga veterinari i Agjensionit për Ushqim dhe Veterinë në Mitrovicë, Avni Kadriu.
“Gjithsej pesë raste të prekura janë konstatuar nga ana ime, ndërsa nga agjensioni janë të konfirmuara dy raste”, ka deklaruar Kadriu.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i tha Klan Kosovës përmes telefonit se ky agjension është njoftuar për një rast në Kamenicë, por jo edhe për ato në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se ende nuk e dinë se çfarë do të bëhet me kafshët që tashmë janë të prekura nga kjo sëmundje.