Aktuale

Në Mihaliq të Vushtrrisë gjendet tri fletëvotime të fotokopjuara

Në komunën e Vushtrrisë, në oborrin e shkollës fillore “Mihaliq” janë gjetur tri fletëvotime të fotokopjuara, të cilat më pastaj i janë dorëzuar Policisë së Kosovës.

Menaxheri i qendrës së votimit në Mihaliq, Asllan Fetahu, tha për KosovaPress se janë gjetur këto tri fletëvotime në oborr të shkollës. Po ashtu, ai tha se këto fletëvotime i janë dorëzuar organeve të sigurisë.

“Po janë gjetur tri fletëvotime të fotokopjuara jashtë objektit shkollor, në oborrin e shkollës në një ulëse dhe personi që i ka gjetur ato fletëvotime i ka dorëzuar me kohë i kemi dorëzuar tek organet e sigurimit, dhe organet e sigurimit, organet e hetuesisë janë marrë me atë rast. Unë mendoj se këto janë gjet jashtë objektit shkollor edhe të fotokopjuara, unë mendoj se ato kanë ndoshta kanë qenë edhe si mjet ushtrues ndaj votuesve me ato fletëvotime. Mendoj se jashtë nuk ka pasur qëllim diçka tjetër”, tha ai./KosovaPress/