Sot janë regjistruar dy raste të reja me COVID-19 në komunën e Malishevës, siç njoftoi IKSHPK.
Në komunën e Malishevës prej fillimit të pandemisë janë 200 raste me COVID-19, prej të cilëve 152 janë shëruar, 30 raste janë aktive dhe 18 raste kanë përfunduar me fatalitet.
Gjatë ditës së sotme u shënuan 119 raste të reja të infeksioneve.
Ndërkaq, është shënuar edhe një viktimë nga COVID-19. /Lajmi.net/