Gazeta Blic ka marrë vesh se në Listën Zgjedhore do të jetë edhe emri i ish- ministrit të Arsimit, Ramë Buja.
Ky vendim i Bujës vjen pas hedhjes poshtë të aktakuzës që është bërë publike sot edhe në media.
“Ramë Buja do të jetë në Listën zgjedhore të PDK-së. Pos që Buja ka shprehur një vullnet të tillë, edhe Veseli i ka kërkuar ish- ministrit që të jetë pjesë e Listës”, tha ky burim.
Ndryshe, Ramë Buja në zgjedhjet e vitit 2014 ishte tërhequr përkohësisht nga politika.
Buja përpos që ka mbajtur postin e ministrit, ai ishte një kohë edhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.