Sot do të inaugurohet fabrika e dytë e trajtimit të ujërave të zeza, në vlerë me më shumë se 700 mijë euro, e ndërtuar në territorin e Republikës së Kosovës e cila do t’i dorëzohet përfituesve – Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, gjatë ceremonisë zyrtare.
Ceremonia do të fillojë në vendin e fabrikës së sapondërtuar të trajtimit të ujërave të zeza, në bregun lindor të Liqenit të Badovcit, pranë fshatit Mramor dhe do të marrin pjesë ambasadori i Republikës Çeke, Ivo Silhavy, si dhe drejtori i Agjencisë së Zhvillimit Çek, Pavel Frelich, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante.