Aktuale

Në Lepenc gjenden mbetje shtazore, kërkimet për policin e dytë vazhdojnë nesër

Edhe pse u raportua se është gjetur trupi i policit të dytë në Lepenc, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se gjatë ditës janë gjetur disa organe të brendshme shtazore.

“Rreth orës 17:30 jemi njoftuar se janë gjetur disa mbetje- organe të brendshme saktësisht mushkri. Kemi njoftuar mjekësinë ligjore dhe sipas mjekut në vendin e ngjarjes dyshohet se janë mbetje shtazore”, tha Gashi.

Ai tregoi se kërkimet për trupin e policit do të vazhdojnë edhe nesër.

“Nesër konfirmohet edhe zyrtarisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në lidhje me këtë rast. Për sonte është duke punuar vetem bageri, kërkimet do të vazhdojnë prapë nesër”, tha Gashi.

Ndryshe, sot është varrosur Malësor Dashi njëri nga policët që ishte zhdukur qe gati një javë në Lepenc. /Lajmi.net/