Ka filluar me një orë vonesë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të debatohet për vlerat e UÇK-së.
Kjo seancë është vendosur me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin e të ashtuquajturit “Grupi i Drenicës”.
Me këtë vendim janë dënuar me burg disa nga ish-komandantët e UÇK-së, kryesisht nga zona e Drenicës./KosovaPress/