Duket se Komuna e Pejës më në fund ka vendosur të merret seriozisht me shtëpitë e vjetra, që janë duke sfiduar çdo ditë jetën e qytetarëve nga shembja e mundshme, për shkak të vjetërsisë, statikës dhe gjendjes së tyre teknike në përgjithësi.
Këtë veprim komuna është dashur ta ndërmerrte edhe më herët, pasi ajo i ka të njohura shumicën e shtëpive që nga çasti në çast mund të shemben, e të cilat nuk kanë asnjë vlerë kulturore e trashëgimie, shkruan Koha Ditore.
Drejtori i Inspektoratit, Demë Dashi, thotë se deri tashti janë identifikuar 25 objekte që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve nga shembja.