Në Kolegjin AAB u mbajt një tryezë me temën “Revulucioni i valutave dixhitale”, organizaur nga Fakulteti i shkencave kompjuterike.
Për këtë çështje diskutuan panelistët: Lulzim Ismajli, zv.Guvernator në Bankën Qendrore të Kosovës, Prof.dr. Blerim Rexha, specialist i sigurisë kibernitike, Ermal Sadiku, inxhinier dhe njohës i kriptovalutave, si dhe Besfort Mehmeti, përdorues i valutave dixhitale.
Ermal Sadiku, në fjalën e tij tregoi para studentëve se si funksiojnë kriptovalutat, cili është qëllimi i tyre dhe çfarë mund të ndodh të ardhmen me këto valuta dixhital.
Ai, duke treguar një historik të kriptovalutave, tregoi se për çfarë janë krijuar ato dhe për çfarë përdoren sot.
“Ashtu si për valutat e tjera, p.sh Dollari apo të tjera të cilat kanë lind për shkak të kërkesës së njerëzve, ashtu kanë lind Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera”, tha Sadiku.
Ai shtoi se ende beson se ideja e krijimit të Bitcoin-it nuk ka qenë që ntë fitohen para, por që të kryhen më lehtë transaksionet.
“Çmimi i Bitcoin-it sot mbi 15 mijë euro, sepse njerëzit sot janë në gjendje me i dhanë 15 mijë euro për një gjë të tillë. Kjo është e vetmja arsye. Unë mendoj se Bitcoin duhet me vle një apo dy euro, hiq më shumë, sepse s’ka kurrfar konceprti tjetër. Tani aq shumë është investu në të, sa që vetëm për me e kriju një Bitcoin, kushton dikun 1400-1500 dollar. Ai e ka kriju një vlerë. Ty të shkojnë 1500 dollarë rrymë, vetëm për me e kriju një Bitcoin. Por ideja e Bitcoin-it nuk ka qenë me ba para, por me e largu centralizimin, për me i shpejtu transaksionet dhe për me qenë i sigurt. Këto janë tri gjërat kryesor edhe pse asnjëre prej tyre sot nuk bëhet përshkak se njerëzit janë duke e përdor për me fitu para shpejt”, shpjegoi njohësi i kriptovalutave, Ermal Sadiku.
Ndërsa, zv.Guvernatori i BQK-së, Lulzim Ismajli, në fjalën e tij tha se BQK-ja nuk ka asnjë lidhje me këto kriptovaluta dhe nuk garanton asgjë për to.
“Ne e kemi bërë me një kumtesë qysh në qershor të këtij viti, kur vlera e një Bitcoin-i ka qenë shumë më e vogël. Qëllimi i Bankes Qendrore në atë kohë ka qenë që ta bëjë me dije opinionion se, secili investim i tyre në këto instrumente (nëse mund t’i quaj) përbën rrezik dhe srrezikun e bartin vet ata, sepse Qeveria e Kosovës dhe asnjë institucion financiar brenda vendit edhe jashtë vendit nuk qendron prapa Bitcoin-it. Ne si Bankë Qendrore i përcjellim të gjitha politikat të Banka Qendrore Evopiane i implementon apo i lëshon dhe karshi këtyre, ne i implementojmë këto politika në Kosovë”, tha Ismajli.
Në këtë tryezë, për sigurinë kibernitike të perdorimit të këtyre valutave foli Prof.dr. Blerim Rexha, specialist i kësaj lëmie, si dhe Besfort Mehmeti, përdorues i këtyre valutave dixhitale.
Në fund pati edhe një debat ku studentët e Kolegjit AAB parashtruan pyetje, të cilave iu përgjigjën panelistët e fushave përkatëse.
Më poshtë e keni videon e plotë të kësaj tryeze: