Arsim & Kulturë

Në Kolegjin AAB u mbajt një ligjëratë speciale me temën për të drejtat e autorit

Në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB u mbajt një ligjëratë speciale për studentët e Fakultetit të Komunikimit masiv dhe atyre të Fakulteti Juridik, me temën “E drejta e autorit dhe mbrojtja juridike”, të cilën e ligjeroi Valon Kashtanjeva, drejtori i zyrës për të drejtat e autorit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Ai në këtë ligjëratë, e cila është pjesë e fushatës së MKRS-së për “Pronësinë Intelektuale”, tha se Kosova edhe pse e ka Ligjin për të Drejtat e Autorit që nga viti 2011, i cili edhe ka pasur disa ndryshime më vonë, ajo ndjekë vazhdimisht zhvillimet e fundit legjislative të Bashkimit Evropian.

“Ligji për të drejatat e Auorit është nxjerrë fillimisht në vitin 2011, por vitin e kaluar ka pasur një ndryshim të ligjit, ndërsa tani, edhe në Bashkimin Evropian ka pasur zhvillime legjislative, ka pas ndryshime të Direktivave, kështu që edhe ne jemi të obliguar prapë të bëjmë ndryshime në Ligjin për të Drejtat e Autorit”, tha Kastanjeva.

Ai shtoi se tani me zhvillimin e teknologjisë së internetit, mbrojta e pronësisë intelektuale është bërë më komplekse, mirëpo vazhdon drejtori Kastanjeva, Kosova përcjellë në vazhdimësi ndryshimet legjislative në BE dhe i aplikon ato në vend.

Kastanjeva në këtë ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB, shtjelloi temat për të Drejtat e Autorit, të Drejtat e Pronësisë Industriale, pastaj për Plagjiaturën etj, duke marrë edhe shembuj të ndryshëm për raste të të shkeljes së këtyre të drejtave të cilave kanë përfunduar nëpër gjykata në vende të ndryshme të botës.

Në fund të kësaj ligjerate pati edhe diskutim me studentët e Kolegjit AAB. /KNN