Arsim & Kulturë

Në Kolegjin AAB u mbajt ceremonia e inaugurimit të përbërjes së re të Unionit të Studentëve

Sot Unioni i Studentëve të Kolegjit AAB mbajti ceremoninë e dorëzimit të detyrës së kryetarës të deritanishme, Flaka Vitaku tek kryetarja e re, Gentiana Uruqi.

Ish-kryetarja e Unionit Studentor, Flaka Vitaku, uroi Kryetaren e re, Gentiana Uruqi si dhe ia dorëzoi zyrtarisht detyrën në këtë ceremoni

Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, uroi Kryetaren e re të Unionit të Studentëve si dhe theksoi rëndësinë e krijimit të urës lidhëse në mes studentëve dhe menaxhmentit të AAB-së. “Ne mundohemi të bëjmë të pamundurën për krijimin e urës lidhëse në mes dëshirave dhe kërkesave të studentëve dhe menaxhmentit të Kolegjit AAB”, u shpreh Rektori Demjaha.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe prorektorët, Shemsedin Vehapi dhe Venera Llunji.

Me këtë rast, prorektori për çështje mësimore, Shemsedin Vehapi theksoi se zgjedhjet e Unionit Studentor kanë qenë transparente, tutje prorektori Vehapi, ju uroi sukses përbërjes së re të Unionit të Studentëve si dhe kërkoi nga ta që të jenë zëri i studentëve.

Ndërsa, prorektorja Venera Llunji, u shpreh se Unioni i Studentëve ka rëndësi të madhe për AAB-në.

“Çdo aktivitet që ka të bëj me studentët dhe Kolegjin AAB është e rëndësishme për ne. Prandaj është e rëndësishme që të përfaqësoni interest e studentëve dhe do të keni përkrahjen tonë.”

Gentiana Uruqi, kryetarja e re, tha se do të punojmë shumë për ti vazhduar qëllimet që ka Unioni i Studentëve dhe shtoi se gjithmonë do të  jetë në përkrahje të studentëve të AAB-së./GazetaKNN/

the authorGazetaKNN