Arsim & Kulturë

Në Kolegjin AAB u hap ekspozita e studenteve të Fakultetit të Shkencave Sociale (Foto)

Në Kolegjin AAB u mbajt një ekspozitë  me punime të ndryshme nga studentet e vitit te katërt të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Në këtë ekspozitë, pos studenteve dhe stafit drejtues të Fakultetit të Shkencave Sociale, morën pjesë edhe dy kopshte: “British School of Kosovo” dhe kopshti  “Bardha”.

Punimet të cilat u ekspozuan në këtë ekspozitë  ishin nga më të ndryshmet.  Fëmijët pjesëmarrës u argëtuan ku dhe shprehën dëshirën për të kënduar,  recituar si dhe për aktivitete të tjera të cilat iu përshtaten natyrës së tyre si fëmijë.

Me këtë rast dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale z.Rrustem Buzhala i falënderoi pjesëmarrësit dhe mysafirët e të dy kopshteve dhe u premtoi atyre se aktivitete të tilla do të vazhdojnë të mbahen edhe në të ardhmen.

Kjo ekspozitë do të mbetet e hapur për tri ditë rresht, që nga sot e deri të shtunën mbrëma. /GazetaKNN

 

20161124_102324_resized 20161124_102334_resized 20161124_110954_resized 20161124_111000_resized 20161124_111005_resized